Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Princi Charles pranoi një valixhe me 1 milion euro nga sheiku i Katarit

Nga A2 CNN
26 Qershor 2022, 11:40 | Bota
Princi Charles pranoi një valixhe me 1 milion euro nga sheiku i Katarit

Princi i Uellsit pranoi një valixhe që përmbante një milion euro para nga një ish-kryeministër i Katarit. Kështu ka raportuar britanikja “Sunday Times”, e cila pretendon se ai ka marrë një total prej 3 milion eurosh nga Sheikh Hamad bin Jassim bin Jaber Al Thani në periudha të ndryshme mes viteve 2011 dhe 2015.

Clarence House tha se donacionet nga sheiku iu kaluan menjëherë një prej fondacioneve të bamirësisë së Princit dhe janë ndjekur të gjitha procedurat e duhura.

Ish-kryeministri i Katarit me nofkën HBJ raportohet se i dorëzoi shumë të mëdha parash princit Charles në takimet private, raporton The Sunday Times.

Në një prej takimeve, ai raportohet se mori një shifër prej 1 milion euro, të futura në valixhe.

Në një takim tjetër kokë më kokë në Clarence House në vitin 2015, Charles pranoi një shifër tjetër prej 1 milion eurosh.

Dy këshilltarë në familjen mbretërore numëruan me dorë paratë, të cilat thuhet se ishin kartëmonedha 500 euroshe.

Më pas mësohet se paratë janë depozituar në bankën private Coutts. Çdo pagesë u depozitua në llogaritë e fondacionit të bamirësisë Charitable Fund të Princit, që financon projektet e princit për kafshët shtëpiake dhe pasurinë e tij në Skoci.

Mbretërve u ndalohet të pranojnë para në lidhje me një angazhim ose detyrë zyrtare sipas politikës së dhuratave mbretërore. Ata mund të pranojnë një çek në emër të një bamirësie.

Donacionet për bamirësitë e Princit Charles janë vënë nën shqyrtim muajt e fundit pas akuzave se njëri prej tyre i ofroi një donatori saudit ndihmë për të siguruar një nder dhe nënshtetësi në Mbretërinë e Bashkuar.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli