Putin armatos Bjellorusinë, dërgon sisteme me kapacitet bërthamor në shtetin fqinj

Publikuar më: 26/6/2022, ora 11:06

Putin armatos Bjellorusinë, dërgon sisteme me kapacitet bërthamor në shtetin fqinj

Publikuar më: 26/6/2022, ora 11:06

Rusia do të dërgojë sisteme raketore me kapacitet bërthamor në Bjellorisinë aleate gjatë muajve në vazhdim. Pas një takimi me presidentin bjellorus, Aleksander Lukashenko, lideri rus Vladimir Putin tha se sistemet Iskander-M mund të lëshojnë raketa balistike dhe kruz, si të llojit konvencional ashtu edhe bërthamore. Sistemi ka një rreze veprimi prej 500 kilometrash.

“Kemi marrë një vendim. Brenda muajve të ardhshëm do ti sigurojmë Bjellorusisë sisteme taktike raketore, Iskander-M që siç e dini mund të përdoren për lëshimin e raketave balisitike dhe kriz, si të llojit konvencional ashtu edhe bërthamor”, tha Putin.

Gjatë fjalimit në Shën Petersburg, Putin tha gjithashtu se Rusia do të ndihmonte në modifikimin e avionëve bjellorusë të luftës, SU-25 në mënyrë që të mbanin armë bërthamore, sipas kërkeses së Lukashenkos.

Disa prej sulmeve që goditën Ukrainën veri-perëndimore gjatë ditëvë të fundit janë lëshuar nga Bjellorusia, sipas autoriteteve në Kiev.

Aleati më i ngushtë i Putinit ka siguruar suport logjistik për ushtrinë ruse, por deri më tani nuk ishte përfshirë zyrtarisht në konflikt. Shërbimet e inteligjencës në Kiev thonë se sulmet me raketa janë pjesë e përpjekjeve të Kremlinit për të tërhequr Bjellorusinë në luftë.