Samiti i G7, presidenti Biden kërkon ndalimin e arit nga Rusia

Publikuar më: 26/6/2022, ora 10:37
g7 1 1280x720

Samiti i G7, presidenti Biden kërkon ndalimin e arit nga Rusia

Publikuar më: 26/6/2022, ora 10:37

Lufta ruse kundër Ukrainës, kriza energjetike dhe sfidat e ekonomisë do të jenë temat kryesore që do të diskutojnë liderët që marrin pjesë në Samitin e G7.

Ky samit organizohet nga Olaf Soltz teksa liderët e grupit të 7 ekonomive më të forta në planet takohen në Kullën Elmau, në një peizazh idilik në malet e Bavarisë.

Sipas raporteve, Biden dhe udhëheqësit e G-7 planifikojnë të shpallin një ndalim të importeve të arit nga Rusia. Ari është eksporti i dytë më i madh i Moskës pas energjisë.

Ndërkohë mijëra gjermanë dolën në rrugë në pritje të samitit me shumë slogane në favor të paqes dhe kundër karburanteve fosile, të cilat disa vende si Gjermania i lejojnë për të reduktuar varësinë e tyre nga gazi rus.

Një organizatë joqeveritare projektoi të shtunën imazhin e liderëve të G7-ës në zonën ku mblidhet grupi të dielën, në një përpjekje për të tërhequr vëmendjen ndaj krizës globale të ushqimit.