Sektori i peshkimit mbështetje nga AZHBR dhe BE, prioritet modernizimi i flotave

Publikuar më: 26/6/2022, ora 13:07

Sektori i peshkimit mbështetje nga AZHBR dhe BE, prioritet modernizimi i flotave

Publikuar më: 26/6/2022, ora 13:07

Sektori i peshkimit do të ketë një vëmendje të shtuar edhe këtë vit. Mbështetja kryesore do të orientohet drejt përmirësimit të flotave lundruese, fonde të cilat do të sigurohen nga skema kombëtare e subvencionimit.

Pas nuk mbeten as donacionet e Bashkimit Europian. Edhe këtë vit do të ketë disa thirrje për grante.

Paralelisht me financimet, Ministria e Bujqësisë po punon për hedhjen e rasateve të reja të peshkut kryesisht në Liqenin e Pogradecit, ujërat e të cilit së bashku me Liqenin e Shkodrës, janë cilësuar si zona të mbrojtura në faza të caktuara të sezonit të peshkimit.