Biznesi kundër amnistisë fiskale: Nxit konkurrencën e pandershme

Publikuar më: 27/6/2022, ora 16:13

Biznesi kundër amnistisë fiskale: Nxit konkurrencën e pandershme

Publikuar më: 27/6/2022, ora 16:13

Biznesi shprehet kundër amnistisë fiskale. Sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës së Prodhuesve, Arben Shkodra, shprehet ashpër lidhur me nismën e fundit të qeverisë duke e konsideruar ligjin amoral.

Prodhuesit që përfaqësojnë dhe biznesin e rregullt e konsiderojnë amnistinë një masë që mbush buxhetin e shtetit, por që nxit konkurrencën e pandershme.

Për përfaqësuesit e biznesit, ekonomia jonë ka nevojë për t’u shëruar duke ndihmuar edhe ata me detyrime të prapambetura, si pasojë e një biznesi të dështuar dhe duke spastruar paratë informale që sjell ekonomia e zezë.

Pastrimi i parave mbetet rreziku kryesor nga amnistia fiskale edhe për bizneset të cilët mund të kenë mbi 10 vite në treg dhe janë kreditor në banka për të zhvilluar sipërmarrjet e tyre.