Dhoma Amerikane e Tregtisë, Jaço: Indeksi i biznesit në rënie, propozojmë paketë antikorrupsion

Publikuar më: 27/6/2022, ora 17:40

Dhoma Amerikane e Tregtisë, Jaço: Indeksi i biznesit në rënie, propozojmë paketë antikorrupsion

Publikuar më: 27/6/2022, ora 17:40

Klima e biznesit është më keq se një vit më parë. Në fakt, po rëndohet prej 4 vitesh radhazi, sipas anketës së Dhomës Amerikane të Tregtisë.

40 rekomandimet e bëra dy vite më parë për ta përmirësuar këtë situatë, janë marrë shumë pak parasysh nga qeveria, sipas Presidentit të AmCham, Enio Jaço.

Në kushtet kur problemeve të brendshme u shtohen kriza ndërkombëtare si ajo e çmimeve dhe lufta në Ukrainë, Jaço deklaron se lufta ndaj korrupsionit, monopoleve dhe informalitetit është më e domosdoshme se kurrë.

Jaço komentoi edhe draftin e ri të propozuar nga qeveria për aministinë fiskale, nismë, sipas tij, që rrezikon të dëmtojë shumë konkurrencën dhe rrit rrezikun e pastrimit të parave.

Kjo nismë duhet parë me shumë kujdes dhe ekspertëve duhet t’u jepet koha të konsiderojnë të gjitha efektet, sipas Jaços, ashtu sikurse edhe për ligjin e ri për të ardhurat, që taton të vetëpunësuarit.