Në pension dhe punojnë. Rreth 1 500 të moshuar do të përjashtohen nga pagesat e kontributeve

Publikuar më: 28/6/2022, ora 16:21

Në pension dhe punojnë. Rreth 1 500 të moshuar do të përjashtohen nga pagesat e kontributeve

Publikuar më: 28/6/2022, ora 16:21

Pensionistët e vetëpunësuar në sektorin privat do të përjashtohen nga pagesat e kontributeve të sigurimeve shoqërore. Sipas projektligjit të hartuar nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, hedhur tashmë për konsultim publik, janë rreth 1 500 të moshuar që aktualisht paguajnë mesatarisht 9 500 lekë çdo muaj që do të përfitojnë.

Për ekspertë të fushës, më shumë sesa një nismë e re, propozimi është korrigjim i ndryshimeve të mëhershme ligjore. 

Aktualisht, të moshuarit që vetëpunësohen në sektorin privat dhe njëkohësisht tërheqin këstin e pensionit mujor, janë të detyruar të paguajnë kontributet e sigurimeve shoqërore, pavarësisht se nuk reflektohen në pension.