Shtresa e mesme e rrezikuar, Angjeli: Domosdoshmëri mbrojtja e saj, të përshtaten politikat fiskale

Publikuar më: 28/6/2022, ora 15:39

Shtresa e mesme e rrezikuar, Angjeli: Domosdoshmëri mbrojtja e saj, të përshtaten politikat fiskale

Publikuar më: 28/6/2022, ora 15:39

Krizat, përfshirë atë të çmimeve që po kalojmë tani, kanë një të përbashkët… boshatisin xhepat e atyre që nuk kanë e mbushin kuletat e më të pasurve. E teksa hendeku mes të pasurve e të varfërve thellohet, një tjetër shtresë, që në Shqipëri vijon të jetë e brishtë, po kërcënohet seriozisht.

Ish-ministri i Financave, akademik Anastas Angjeli tregon edhe rrugën që duhet ndjekur për të mbrojtur shtesën e mesme në vend.

Angjeli parashtron edhe rëndësinë e shtresës së mesme, sidomos për vendet në zhvillim si Shqipëria.

Ndonëse për shtresën e mesme nuk ka një përkufizim përfundimtar, si e tillë në vend cilësohet ajo pjesë e shoqërisë me të ardhura mbi mesatare, që vijnë kryesisht nga profesionet mjek, jurist, inxhinier apo tregtar.