Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Çmimet referencë në doganë, Dhoma Amerikane e Tregtisë: Praktikë e vjetër, të hiqet sa më shpejt

Nga A2 CNN
29 Qershor 2022, 16:36 | Ekonomi
Çmimet referencë në doganë, Dhoma Amerikane e

Bizneset kërkojnë heqjen e procedurës së rivlerësimit me çmime referencë nga administrata doganore për mallrat e importuar. Kërkesën e artikuloi presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë Enio Jaço në një takim me përfaqësues të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave.

Në mbështetje të kërkesës për eliminimin e referencave doganore, kryetarja e Komitetit të Taksave dhe Doganave në Dhomën Amerikane të Tregtisë, Alketa Uruçi parashtroi këto argumente.

Teksa i vlerësoi si “shqetësime jo të përmasave të pretenduara”, kreu i “Doganave” Genti Gazheli premtoi më shumë angazhim në përmbushe të kësaj kërkese.

Çmimet referencë janë një listë e publikuar në faqen e internetit të doganës Shqiptare nën emërtimin “Dosja e të Dhënave të Disponueshme”, e cila përmban një listë çmimesh sipas grup-mallrave të cilat dogana Shqiptare i konsideron si çmime minimale të pranueshme mbi të cilat vjel taksat dhe akcizën.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli