Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Kur shteti sulmohet me tritol në Shkodër, shpërthimet në drejtim të policisë dhe kujdesit shëndetësor

Nga A2 CNN
29 Qershor 2022, 15:46 | Kronikë
Kur shteti sulmohet me tritol në Shkodër, shpërthimet në

Një ditë pas vendosjes së tritolit në gomën e përparme të automjetit të drejtoreshës së Operatorit të Kujdesit Shëndetësorë në Shkodër policia e ka klasifikuar ngjarjen për shkak të detyrës.

Burime pranë policisë së Shkodrës thanë për A2 CNN se Suida Kuka ka marrë telefonatë kërcënuese pak para se të dilte nga institucioni, ndërsa kjo ka bërë që të kërkojë ndihmën e policisë. Vetë drejtoresha e operatorit të kujdesit shëndetësor nuk ka dhënë shumë detaje për hetuesit lidhur me punën apo konfliktet e saj në këtë dikaster, por ka thënë se nuk ka asnjë problematikë të tillë.

Nga ana tjetër policia ka nisur verifikimet lidhur me mesazhet kërcënuese ndaj Kukës, ndërsa ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë por edhe në të gjithë segmentin ku dyshohet se ka lëvizur personi me motor që hodhi lëndën plasëse.

Forcat xheniere bënë shpërthimin e kontrolluar të tritolit, ndërsa dyshohet se pakoja aktivizohej me telekomandim. Prej disa kohësh atentatet me tritol në Shkodër janë kthyer në një shqetësim serioz për policinë e cila ka qenë shënjestër e shpërthimeve. Në qershor banesa e efektivit të policisë Pellumb Vukaj u sulmua me lëndë plasëse.

Nga shpërthimi pati vetëm dëme materiale ndërsa në maj biznesi i një tjetër efektivi u dëmtua nga tritoli. Atentatori për mos t’u identifikuar ishte maskuar si një grua kur ndezi lëndën plasëse dhe e hodhi në biznesin e efektivit Ndrek Rrasa dhe pas kësaj i vuri flakën dhe automjetit të policisë. 

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli