Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Profesori irlandez që interpreton këngë arbëreshe

Nga A2 CNN
29 Qershor 2022, 15:14 | Aktualitet
Profesori irlandez që interpreton këngë arbëreshe

Ai i ka kushtuar jetën baladave. Prej vitesh studion dhe mbledh materiale nga e gjithë bota për t’i krahasuar, interpretuar dhe studiuar ato. Prej Irlandës ka mbërritur edhe në Akademinë e Shkencave në Tiranë, ku nuk do të mbajë një referat, siç ndodh shpesh në aktivitetet që jemi mësuar të organizojmë ne, por edhe për t’i interpretuar ato.

“Kam mësuar dhe studiuar baladat në kultura të ndryshme dhe sigurisht që kam mësuar diçka edhe mbi baladat shqiptare. Për mua është një kënaqësi shumë e madhe që të vij këtu dhe të njoh pak më mirë kulturën tuaj, por sigurisht edhe të prezantoj e të për shfaqe dhe baladat irlandeze dhe ato skoceze gjithashtu. Kam ardhur në emër të baladave”.

 E veçanta e interpretimeve që merr me vete ky studiues është edhe fakti që ndonëse ruan në gjuhën origjinale një baladë të vjetër, përpiqet ta shndërrojë atë edhe në anglisht për një publik më të gjerë. Ne i lutemi të na interpretojë një prej tyre dhe ai zgjedh një baladë arbëreshe.

“Ne do të performojmë dy këngë shqiptare, dy balada, një prej të cilave është ‘O Ylli I bukur’, një baladë e vjetër që sipas të dhënave vjen nga arbëreshët, e trashëguar ndër breza aty dhe që tingëllon kështu: Kënga e dytë është një baladë e mbledhur këtu në Tiranë në 1937”.

 Por si arrijnë ata ta rishkruajnë baladën në gjuhën e tyre pa i hequr ndjesinë e këngës në gjuhën e vet?

“Kryesisht gjejmë fjalë që kanë lidhje me temën që trajtohet në një këngë. Nuk përkthehet fjalë pas fjalë sepse duam të ruajmë shpirtin e muzikës”.

Profesori Thomas McKean tregon se gjatë kërkimit shkencor për baladat shqiptare i ka bërë përshtypje vija melodike unike dhe shumë e ndjerë.

“Meloditë shqiptare janë të mrekullueshme, janë disi të veçanta, unike. Por subjektet apo historitë për të cilat shkruhej dhe interpretohen ato janë histori të ngjashme me shumë të tjera në botë, madje edhe me ato skocezet apo irlandezet. Baladat tuaja dhe tonat gjithashtu flasin për njeriun, ndjenjat, kryesisht të lidhura me dhembjen shpirtërore, me zemrën e thyer, por po aq edhe për mallin për shtëpinë, për atdheun. Arbëreshët këndojnë nga Italia për atdheun e tyre. Njëlloj si skocezët që këndojnë nga Amerika për t’ kthyer apo prej mallit që kanë për tokën skoceze. Ka shumë të përbashkëta”, tha Thomas A. McKean, lektor, studiues.

A2 CNN Livestream

Dita jonë