Protesta e 7 korrikut, Braimllari: LSI do të marrë pjesë, por organizimi është i qytetarëve

Publikuar më: 29/6/2022, ora 15:13

Protesta e 7 korrikut, Braimllari: LSI do të marrë pjesë, por organizimi është i qytetarëve

Publikuar më: 29/6/2022, ora 15:13

Ftesës së Sali Berishës për t’u bërë pjesë e asaj që e cilësoi si “Formacioni për Shpëtimin e Shqipërisë” iu përgjigj Lëvizja Socialiste për Integrim. Sekretari i përgjithshëm i kësaj force politike Endrit Braimllari shpjegoi për A2 CNN arsyet që shtyjnë LSI të marrë pjesë të protestën e 7 korrikut.

“Edi Rama ka krijuar një bord si në kohën e partisë së punës që ky bord kontrollon çmimet që rriten çdo fundjavë. Ka shume arsye, ajo kryesore është ekonomike, mungesa e vendeve të punës dhe largimi i të rinjve”.

I pyetur konkretisht për mobilizimin e strukturave të LSI, Braimllari flet për protestë të qytetarëve që shkon përtej partive politike.

“Kemi thënë që do marrim pjesë në protestë dhe kjo është njoftuar publikisht por e thashë që pjesëmarrja është qytetare dhe thirrja është për të marrin pjesë. Dhe nga PD është bërë e qartë që në bazë të kësaj proteste janë qytetarët”.

Duke i mëshuar këtij fakti, Braimllari nuk është i mendimit se kjo është një proteste që do testoje forcën e frontit opozitar PD-LSI, i cili pritet të organizohet me fuqi të plotë në sezonin e ardhshëm politik.