Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Rikthimi në Shkodër, Herlad Marku zyrtarizohet te Vllaznia

Nga A2 CNN
29 Qershor 2022, 14:23 | Futboll
Rikthimi në Shkodër, Herlad Marku zyrtarizohet te Vllaznia

Herlad Marku është zyrtarisht futbollisti më i ri i Vllaznisë. Vetëm pak orë pasi Partizani njoftoi prishjen e marrëveshjes me futbollistin 26-vjeçar, kuqeblutë e prezantuan si goditjen më të fundit të merkatos së verës.

Mesfushori rikthehet në Shkodër duke firmosur një kontratë njëvjeçare, me të drejtë zgjatje edhe për një vit tjetër. Herlad Marku rivesh fanellën kuqeblu pas një viti te Partizani, ndërsa me Shkodranët ka ftuar Kupën e Shqipërisë në sezonin 2020-2021.

Ndërkohë, Tirana prej kohësh interesohet për sulmuesin e kombëtares shqiptare Emanuel Ndoj. Futbollisti në pronësi të Breshias, por i huazuar te Kozenca në Serie B nuk po kalon një formë të mirë në Itali për këtë po mendon seriozisht largimin. Kampionët e Shqipërisë kanë filluar negociatat edhe pse për momentin ende nuk kanë diçka zyrtare.

Nga ana tjetër e kryeqytetit, Partizani, skuadra më aktive këtë merakto të verës, por mendon për një tjetër goditje. Demat janë vënë në lëvizje për një talent në pronësi të Milanit, Luan Kapani. Nga emri duket sikur origjina e tij është shqiptare, por Kapani ka lindur në Brazil dhe është vetëm 22 vjeç. Sulmuesi ka rënë në parim dakord për këtë transferim dhe e sheh Kategorinë Superiore si një trampolinë për të ardhmen mirëpo mbeten për t’u diskutuar detajet e fundit. Milani kërkon të mbajë një përqindje të kartonit të të riut në rast se Partizani kërkon ta shesë atë në të ardhmen.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli