Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Berisha krahason Ramën me Gadaffin

Nga A2 CNN
30 Qershor 2022, 16:39 | Politikë
Berisha krahason Ramën me Gadaffin

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nga foltorja e Kuvendit krahasoi kryeministrin Edi Rama me ish-udhëheqësin e Libisë, Muammar Gadaffi, duke iu drejtuar ministreve të qeverisë.

“Kam respekt për ju, jeni zonja, por mos lejoni që Edi Rama t’ju përdorë për imazhin e tij. Se edhe Gadaffi mbante 12 truproja gra, por Gadaff mbetej. Edhe Edi Rama, le të mbajë jo 14, por 36 gra ministre, ai hajdut mbetet. Nuk e shpëlani dot ju atë. Mos i dilni zot Ramës sepse ai po ju përfshin edhe juve në vjedhjet e tij”u shpreh Berisha.

Sipas Berishës, “tenderat fitohen gjithnjë me 99,9% të fondit limit”.

“Kam kohë që hetoj dhe më rezulton kjo gjë. Funksionon kështu: zyrtari ta jep tenderin me 99,9%, por kërkon mbrapsht 30% të shumës. Vetëm kohët e fundit janë 330 milionë tenderime me 99,9%. Unë i bëj thirrje shqiptarëve: të gjithë në protestë për të ndalur vjedhjet e këtij grupi që vjedh në çdo kohë, nuk ka të ndalur”, theksoi kreu demokrat.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani