Bojkoti i avokatëve, në Tiranë pati “dezertorë”. Avokati Kola: S’është kjo zgjidhja

Publikuar më: 30/6/2022, ora 19:42

Bojkoti i avokatëve, në Tiranë pati “dezertorë”. Avokati Kola: S’është kjo zgjidhja

Publikuar më: 30/6/2022, ora 19:42

Dita e parë e bojkotit total të seancave gjyqësore në vend nuk u respektua në Gjykatën e Tiranës për seancat e masave të sigurisë. Ndonëse në orarin e paracaktuar nuk u paraqitën avokatë, në orët e mëvonshme pesë gjykime të tilla u zhvilluan gjatë së enjtes dhe burime zyrtare të gjykatës pohuan se në to pati prani të avokatëve.  

Nga ana tjetër, më shumë se 60 seanca të gjykimeve në themel u braktisën nga avokatët, duke i çuar në pamundësi të zhvillimit. Ndonëse vendimi i Dhomës së Avokatisë është respektuar nga shumica e mbrojtësve ligjorë për të kundërshtuar hartën e re gjyqësore, ka prej tyre që nuk shohin bojkotin si zgjidhje të problemit.

Avokati Kola është kundër hartës gjyëqësore të miratuar nga KLGJ, por, spas tij, Dhoma e Avokatisë duhet ta trajtojë çështjen si një reagim në shërbim të avokatëve dhe jo në mbrojtje të interesave të qytetarëve. 

Në vendimin për bojkotin, Dhoma e Avokatisë saktësoi se thyerja e bojkotit do të konsiderohet si shkelje e rëndë dhe do të pasohet me procedim disiplinor të avokatëve.