Covid-19, infektime edhe te fëmijët, probleme me temperaturën e lartë

Publikuar më: 30/6/2022, ora 15:15

Covid-19, infektime edhe te fëmijët, probleme me temperaturën e lartë

Publikuar më: 30/6/2022, ora 15:15

Një në dy persona të dyshuar për Covid-19, rezulton pozitiv. Kjo është situata në qendrat shëndetësore të kryeqytetit ku shqetësimet nga nënvariantet e Omicron po dominojnë virozat e stinës. Infektime të shtuara po vihen re edhe te fëmijët  të cilët paraqiten me temperaturë shumë të lartë, dhimbje fyti dhe lodhje.

Specialistët dyshojnë për qarkullimin e nënvarianteve Ba4 dhe Ba5 të cilët janë shumë më ngjitës se Omicron dhe mutacionet e tjera të tij. Shenjat e sëmundjes në këtë periudhë zgjasin 3 deri 5 ditë, më të lehta se variantet e para të Covid-19. Me valën e re të infektimeve ne vend, mjekët sugjerojnë mbajtjen e maskës në ambiente të mbyllura. Kurba e infektimeve ditore ka nisur ngjitjen. Por mjekët janë të bindur se numri i të infektuarve në këtë periudhë është shumë më i lartë se shifrat zyrtare, pasi shumë prej të prekurve nuk kryejnë testin për Covid-19.