Detaje nga tragjedia me emigrantët në Teksas, shoferi ishte nën efektin e drogës

Publikuar më: 30/6/2022, ora 07:16
173002366 19c90310 bf4a 4231 b094 c3bdca300fee

Detaje nga tragjedia me emigrantët në Teksas, shoferi ishte nën efektin e drogës

Publikuar më: 30/6/2022, ora 07:16

Ka shkuar në 53 numri i personave që humbën jetën në kamionin e mbushur me emigrantë që u gjet në San Antonio të Teksasit.

Autoritetet kanë arrestuar 4 persona, deri në këto momente, për këtë tragjedi të rëndë, ndërkohë që 11 emigrantë ndodhen ende në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Shërbimet e emigracionit raportojnë se nga 53 viktimat, 27 ishin nga Meksika, 14 nga Hondurasi, 7 nga Guatemala, 2 nga Salvadori, ndërsa 3 persona të tjerë ende nuk janë identifikuar.

Autoritetet amerikane gjithashtu bënë të mundur dhe arrestimin e drejtuesit të kamionit, i cili dyshohet se ishte nën efektin e drogës.