Drogë me postë nga Anglia në Shqipëri, arrestohen dy persona

Publikuar më: 30/6/2022, ora 11:54
WhatsApp Image 2022 06 30 at 11.46.12 AM 1 1280x720

Drogë me postë nga Anglia në Shqipëri, arrestohen dy persona

Publikuar më: 30/6/2022, ora 11:54

Një rast i paprecedentë është bërë publik këtë të enjte nga policia, e cila ka arritur të finalizojë operacionin e koduar “Green mail”.

Pako me lëndë narkotike janë sjellë nga Anglia në Tiranë nëpërmjet postës dhe për këtë rast janë vënë në pranga dy persona, një prej të cilëve ish-punonjëse e postës.

“Si rezultat i këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, shtetasit:

A. Gj., 34 vjeç, me precedent të mëparshëm penal për tentativë vrasjeje, dhe H. F., 64 vjeçe, të dy banues në Tiranë.

Këta shtetas janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në rrugën “Hiqmet Buzi”, me një pako me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, me peshë 1 kilogram e 223 gramë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Nga hetimet ka rezultuar se shtetasi A. Gj. e ka siguruar pakon me lëndë të dyshuar narkotike nga Anglia, nëpërmjet postës. Në vijim të veprimeve hetimore ka rezultuar se shtetasja H. F., ish-punonjëse e postës, ka marrë në postë, pakon me lëndë të dyshuar narkotike, të dërguar në emër të shtetasit A. Gj. 

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit A. Gj., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një tjetër pako me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, me peshë rreth 75 gramë, një shumë parash të dyshuar të përfituar nga kjo veprimtari kriminale dhe sende të tjera të kundërligjshme. 

Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë”, njofton policia.