Duma: Të jesh i ndershëm në Shqipëri nuk je më trendi, s’ka rregulla loje

Publikuar më: 30/6/2022, ora 11:41

Duma: Të jesh i ndershëm në Shqipëri nuk je më trendi, s’ka rregulla loje

Publikuar më: 30/6/2022, ora 11:41

“Është rritur fatura e krimit në këtë vend, krimit ordiner dhe e krimit të organizuar. Është bërë trend krimi i organizuar dhe është bërë normalitet të jesh pjesë e devijancës në këtë vend. Madje, është aq e vërtetë sa po t’i thuash ndokujt, të jesh njeri i ndershëm nuk është më trendi. Këtu nuk ka më rregulla loje”.

Kështu u shpreh deputetja e PD-së, Grida Duma, teksa foli në seancën e kësaj të enjteje në Kuvend. Duma theksoi se qeveria i sheh qytetarët si individë që kanë para në xhep.

“Ne e shikojmë individin si një njeri që ka para në xhep, nga i pari tek i fundit. 60% e shqiptarëve jetojnë me 200 mijë lekë se ju akoma nuk e përcaktoni minimumin jetik”, tha Duma.