Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Fermerët të pakënaqur me çmimin e grurit, kërkojnë kompensim nga shteti

Nga A2 CNN
30 Qershor 2022, 15:52 | Aktualitet
Fermerët të pakënaqur me çmimin e grurit,

Fermerët janë në sezonin e korrjes së grurit. Mbjelljet e dhjetorit u bën me çmime më të arsyeshme të naftës dhe imputeve bujqësore, por dora e dytë e plehërimit dhe korrja po kryhen me çmime shumë më të larta.

Pirro Jongari nga fshati Lumth i Lushnjes, ka vendosur që përkohësisht të mos e shesë grurin, pasi çmimi që i ofrojnë grumbulluesit, nuk e kënaq. 

“Kam 3 hektarë grurë, kam bërë 150 kuintal grurë. Me 45 e kërkojnë, unë me 23 lekë për kg më del kostoja e prodhimit. Të paktën të ishte 55 lekë. Po e magazinoj grurin në shtëpi”.

Rusia, furnizuesja më e madhe me grurë e Shqipërisë, ka mbyllur tregtinë me shtetet që nuk e mbështesin luftën e saj në Ukrainë. Kjo situatë sipas ekspertëve do duhej të ishte reflektuar me çmim më të lartë të grurit në vend.  

“Kur ka mungesë në tregje ndërkombëtare duhet të ishte më shtrenjtë. Duam që mos të kemi abuzime nga grumbulluesit që i caktojnë vetë çmimet”.

E nëse shteti nuk kontrollon dot grumbulluesit, një mënyrë për të shpëtuar fermerët është kompensimi i diferencës së çmimit të grurit. 

“Të hyjë shteti dhe të ndërmjetësojë apo të paguajë diferencën e çmimit për të mbajtur fermerin dhe për të mos dëmtuar industrinë”.

Shqipëria nuk ka subvencione për mbjelljen e grurit, ndryshe nga Kosova që paguan 474 euro për hektarë të mbjellë.  

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu