Gafa e Biden, “fut” Zvicrën në NATO

Publikuar më: 30/6/2022, ora 17:13

Gafa e Biden, “fut” Zvicrën në NATO

Publikuar më: 30/6/2022, ora 17:13

Presidenti amerikan, Joe Biden, bëri një tjetër gafë, këtë herë gjatë fjalës së tij në Samitin e NATO-s në Madrid, ku ngatërroi Zvicrën me Suedinë.

Duke folur për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në aleancën ushtarake, ai tha: “Folëm në telefon, sugjeruam që të marrim në telefon liderin e Zvicrës. O Zot, Zvicra. Po më zë vërtet ankthi për zgjerimin e NATO-s. Suedia. Dhe ajo që ndodhi ishte, folëm në telefon dhe ajo (Kryeministrja e Suedisë Magdalena Andersson) pyeti nëse mund të vinte të nesërmen, donte të flisnim rreth anëtarësimit në NATO”.

Suedia dhe Finlanda janë shumë pranë anëtarësimit në aleancën e Perëndimit, edhe pse deri para nisjes së luftës në Ukrainë ishin dy vende neutrale ushtarakisht. Nga ana tjetër, Zvicra, edhe pse i është bashkuar sanksioneve kundër Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës, ka ruajtur gjithmonë status neutral në politikën e saj të jashtme.