Ish e dashura e Berlusconit, dasmë surprizë me këngëtaren e njohur

Publikuar më: 30/6/2022, ora 20:31

Ish e dashura e Berlusconit, dasmë surprizë me këngëtaren e njohur

Publikuar më: 30/6/2022, ora 20:31

Lajmi erdhi pothuajse i papritur, edhe për ata që njihnin mirë protagonistet e dasmës që do të zhvillohet më 2 korrik.

Bëhet fjalë për këngëtaren Paola Turci, një nga kantautoret më të vlerësuara italiane, dhe Francesca Pascale, ish e dashura e Silvio Berlusconit, e cila për 14 vjet radhazi ka ndjekur çdo hap të ish-kryeministrit italian, i cili më pas u lidh me deputeten Marta Fascina.

Dy personazhet  e njohura për publikun italian, Turci dhe Pascale, e kanë mbajtur historinë e tyre të dashurisë të fshehur deri dy vite më parë, kur u fotografuan në një jaht ku po shkëmbenin puthje, por asnjë deklaratë kishte ardhur nga palët.

 Sot erdhi ndërkohë zyrtarizimi i dasmës që do të zhvillohet në prani të pak personave të zgjedhur, në Montalcino të Toskanës.