Kompensimi i kontratave publike, debate në parlament, qeveria: Emergjencë për ekonominë

Publikuar më: 30/6/2022, ora 19:43

Kompensimi i kontratave publike, debate në parlament, qeveria: Emergjencë për ekonominë

Publikuar më: 30/6/2022, ora 19:43

Akti normativ i qeverisë për kompensimin e kostove të materialeve për kompanitë që po kryejnë punë publike, ka shkaktuar orë të tëra debatesh në Parlament. Qeveria e konsideron jetike këtë mbështetje që shkon nga 5 deri në 30% të produkteve të shtrenjtuara, pasi rrezikohet shtyrja e veprave dhe rritja ekonomike. Ndërsa për deputetët e opozitës, ky është një akt klientelist.

Qeveria llogarit se efekti maksimal në buxhet i këtij akti është 6 miliardë lekë, apo rreth 50 milionë euro. Para që sipas përfaqësuesve të opozitës duhet të shkonin fillimisht për të kompensuar qytetarët për rritjet e çmimeve.

Akti normativ konsiderohet si shpallje e situatës së veçantë, ku vonesat në zbatimin e kontratave nuk krijojnë penalitete. Shtesa e vlerës në kontratë do të bazohet mbi faturat që kompanitë do të dorëzojnë pranë institucioneve kontraktuese.