KPA nuk pranon ankimimin e ish-gjyqtares së Krujës, Enkeleida Hoxha, për shkarkimin nga detyra

Publikuar më: 30/6/2022, ora 17:16
enkeleda hoxha 1280x720

KPA nuk pranon ankimimin e ish-gjyqtares së Krujës, Enkeleida Hoxha, për shkarkimin nga detyra

Publikuar më: 30/6/2022, ora 17:16

Kolegji i Posaçëm i Apelimit lë të pandryshuar vendimin e KLGJ, për shkarkimin nga detyra të ish-gjyqtares së Krujës, Enkeleida Hoxha.

KPA nuk pranoi ankimim e bërë nga Hoxha kundër vendimit të KLGJ. Ish-gjyqtarja u shkarkua pasi u arrestua nga SPAK për akuzën e “korrupsionit”.

Sipas SPAK, gjyqtarja ishte pjesë e një skeme korruptive që iu siguronte lirim të parakohshëm të dënuarve të burgut të Fushë-Krujës.

Hoxha u dënua me 2 vite burg nga Gjykata e Posaçme, dënim që e përfundoi dy javë më parë.