Lukaku habitet nga Asllani: Është vetëm 20 vjeç, por…

Publikuar më: 30/6/2022, ora 16:51
lukaku 1280x720

Lukaku habitet nga Asllani: Është vetëm 20 vjeç, por…

Publikuar më: 30/6/2022, ora 16:51

Në ditën e firmosjes së kontratës nga Kristjan Asllani me Interin, Romelu Lukaku ka mbetur i habitur nga mesfushori i ri shqiptar.

Sulmuesi belg, në një video të publikuar në rrjetet sociale të Interit, dëgjohet të flasë me Presidentin e klubit, Steven Zhang, mbi 20-vjeçarin.

“Fola me Asllanin, më pëlqen mentaliteti i tij. Është 20 vjeç, por flet si të ishte 27”, thotë Lukaku.