Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

"Më ndryshuan planet”, Lajçak: Situatë e re Kosovë-Serbi, nuk lejojmë të ketë krizë

Nga A2 CNN
30 Qershor 2022, 16:00 | Kosova
"Më ndryshuan planet”, Lajçak: Situatë e re

Përfaqësuesi i Posaçëm I Bashkimit Europian për dialogun, Mirsolav Lajçak, tha se në marrëdhëniet Kosovë-Serbi është krijuar një situatë e re, e cila i ndryshoi planet dhe temat e vizitës së tij në Prishtinë e Beograd.

Kjo erdhi pasi qeveria Kurti vendosi reciprocitetin në mjetet e identifikimit pas kalimeve kufitare dhe për targat e automjeteve.

Lajçak tha për mediat në Beograd se kjo situatë duhet të zgjidhet.

“Unë erdha në rajon për të përgatitur takimin e radhës të liderëve dhe për të folur për përparimin dhe normalizimin e marrëdhënieve, por tani duhet ta zgjidhim këtë situatë. Nuk duhet të lejojmë që të ndodhë një krizë”, u shpreh ai.

Ndërmjetësuesi iBE nënvizoi se pati një bisedë shumë serioze me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, lidhur me nevojën për të kërkuar zgjidhje përmes dialogut dhe jo konfrontimit.

A2 CNN Livestream

Dita jonë