“Paketuan” emigrantët në bagazhin e makinës, në pranga dy persona në Elbasan

Publikuar më: 30/6/2022, ora 10:33

“Paketuan” emigrantët në bagazhin e makinës, në pranga dy persona në Elbasan

Publikuar më: 30/6/2022, ora 10:33

Dy persona janë vënë në pranga nga policia e Elbasanit, pasi janë kapur duke transportuar 7 emigrantë në dy makina.

“Në zbatim të planit të masave për të parandaluar dhe goditur aktivitetin e paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre përmes territorit shqiptar, me destinacion vendet e BE-së, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me shërbimet e Qarkullimit Rrugor, në DVP Elbasan, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin e koduar “Danubi 7”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi i shtetasve:    

• N. M., 36 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, në fshatin Xibrakë, Librazhd, duke transportuar me një automjet, 3 emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës 50-150 euro për person;

• L. L., 34 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor Labinot-Elbasan, duke transportuar me një automjet, 4 emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 2 automjetet, 4 aparate celulare dhe një sasi parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari e paligjshme. 

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale”, njofton policia.