Parashikimi i NATO-s për luftën në Ukrainë

Publikuar më: 30/6/2022, ora 08:56
lufta ne ukraine a2 cnn lajme nga bota news 1280x720

Parashikimi i NATO-s për luftën në Ukrainë

Publikuar më: 30/6/2022, ora 08:56

Aleatët e NATO-s besojnë se lufta në Ukrainë do të vazhdojë për muaj me radhë dhe mund të zgjasë deri në vitin 2023. Mediat ndërkombëtare kanë cituar burime nga Shtëpia e Bardhë.

Vetëm dy ditë më parë, Rusia tha se lufta mbaron menjëherë nëse Ukraina dorëzohet. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, i bëri thirrje autoriteteve të Kievit që të ulin armët dhe premtoi se operacioni ushtarak special do të përfundonte brenda një dite.

“Pala ukrainase mund t’i japë fund gjithçkaje që sot”, u shpreh ai. Por presidenti Volodymyr Zelensky ka përsëritur vazhdimisht se trupat e tij nuk do të dorëzohen dhe se do ta fitojnë këtë luftë.

Peskov shtoi se operacioni ushtarak special po shkon sipas planit dhe se të gjitha synimet do të përmbushen, teksa i kërkoi Kievit të plotësojë kushtet e vendosura nga presidenti rus, Vladimir Putin, për të garantuar paqen dhe sigurinë në rajon.