Partizani barazon me Maribor, Hoti nuk mjafton

Publikuar më: 30/6/2022, ora 10:04
partizani maribor 1280x697

Partizani barazon me Maribor, Hoti nuk mjafton

Publikuar më: 30/6/2022, ora 10:04

Partizani e mbylli në një barazim fazën përgatitore në Slloveni. Të kuqtë nuk shkuan më shumë se një barazim 1-1 në miqësoren e fundit përballë kampioneve slloven të Mariborit.

Dueli nisi më mirë për kryeqytetasit që provuan të rrezikonin disa herë, mirëpo golin e avantazhin e gjetën vetëm në minutën e 34 me anë të Engjëll Hotit.

Një festë që nuk zgjati për shumë gjatë sepse vendasit vendosën ekuilibrat me fillimin e pjesës së dytë. Në minutën e 50-të, Maribori gjeti golin e barazimit me anë të Brniç. Edhe në pjesën e mbetur të lojës dy skuadrat krijuan raste pafund, por pa finalizimin e duhur.

Ky ishte edhe testi i fundit miqësor për skuadrën e Dritan Mehmetit përgjatë përgatitjeve në Slloveni. Në 3 takime miqësore, të kuqtë regjistruan një fitore, si dhe dy barazime.

Partizani luan e turin e parë të Conference League me gjeorgjianët e Saburtalos më 7 korrik në transfertë dhe një javë më vonë kryeqytetasit i presin në stadiumin kombëtar në Tiranë.