Pas një viti e gjysmë, Junior mbyll bashkëpunimin me Partizanin

Publikuar më: 30/6/2022, ora 12:29
MB JUNIOR E MBYLL ME PARTIZNIN frame 215 1280x720

Pas një viti e gjysmë, Junior mbyll bashkëpunimin me Partizanin

Publikuar më: 30/6/2022, ora 12:29

Stenio Junior nuk do të jetë më një futbollist i Partizanit. Lajmin e bëri të ditur vetë lojtari që me anë të një postimi në faqen e tij, zyrtarizoi largimin nga kampi i kuq.

Futbollistit brazilian i përfundoi kontrata, këtë të enjte, dhe palët nuk kanë arritur në një tjetër marrëveshje.

”Më 30 qershor përfundoi kontrata ime me Partizanin. I jam falënderues klubit për këtë 1 vit e gjysmë që kaluam së bashku, ju uroj fat në arritjen e objektivave”, u shpreh mes te tjerash 31-vjeçari.

Sulmuesi u aktivizua në 45 ndeshje me fanellën e kuqe ku shënoi 19 gola dhe dhuroi 10 asist.