Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Propozimi francez, Osmani konfirmon se teksti u ndryshua

Nga A2 CNN
30 Qershor 2022, 19:22 | Ballkani
Propozimi francez, Osmani konfirmon se teksti u ndryshua

Lajmi më i fundit për këtë temë vjen nga vete Maqedonia e Veriut. Përmes ministrit të saj të Jashtëm, Bujar Osmani, Maqedonia deklaron se nga Madridi delegacioni i Shkupit kthehet “me propozim të ri të modifikuar të Presidencës Franceze, i cili menjëherë do të vihet në proces konsultimi institucional dhe shqyrtimit publik”.

Osmani shtoi një “falënderim të madh për Presidentin Macron, të gjithë Presidencën e BE-së, si dhe për Kancelarin Olaf Scholz, për përpjekjet e tyre të veçanta për të siguruar një propozim të ri të rishikuar si një shans i ri për të zhbllokuar integrimin evropian të vendit dhe të rajonit në tërësi”.

https://a2news.com/2022/06/30/macron-dergon-propozimin-francez-ne-shkup-jam-i-bindur-qe-kemi-gjetur-nje-zgjidhje-kompromisi/

Kryeministri Dimitar Kovaçevski përsëriti disa ditë më parë tre kërkesat kryesore të vendit të tij për kornizën negociuese që janë: njohja e plotë e gjuhës maqedonase, çështjet historike të mos jenë pjesë e kornizës negociuese dhe që negociatat të fillojnë përpara përfshirjes së bullgarëve, kroatëve dhe malazezëve në Kushtetutë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani