Putin i përgjigjet shakasë së liderëve të G7: Do të ishit të neveritshëm lakuriq, duhet të merreni me më shumë sport

Publikuar më: 30/6/2022, ora 17:28

Putin i përgjigjet shakasë së liderëve të G7: Do të ishit të neveritshëm lakuriq, duhet të merreni me më shumë sport

Publikuar më: 30/6/2022, ora 17:28

Udhëheqësit perëndimorë lakuriq do të ishin “të neveritshëm”. Me këto fjalë presidenti rus, Vladimir Putin, gjatë një vizite në Turkmenistan, i përgjigjet batutave të bëra në samitin e G7 për arritjet e tij sportive.

Gjatë bisedimeve në Madrid, kryeministri britanik Boris Johnson bëri shaka se udhëheqësit e G7 mund të zhvishen për të “dëshmuar se janë më të ashpër se Putini”.

Madje edhe kryeministri kanadez Justin Trudeau kishte bërë shaka për këtë temë.

“Unë nuk e di se si ata donin të zhvisheshin, qoftë sipër apo poshtë belit, por mendoj se do të ishte një pamje e neveritshme gjithsesi” tha Putin, duke vënë në dukje se, ndryshe nga ai, liderët perëndimorë pinë shumë alkool dhe nuk merren me sport.

Për t’u dukur mirë, “duhet të ndaloni abuzimin me alkoolin dhe zakonet e tjera të këqija, të ushtroheni dhe të luani sport”, shtoi presidenti rus.