Rezoluta për Srebrenicën, PS e depoziton në Kuvend, Balla: Do ta votojmë më 7 korrik

Publikuar më: 30/6/2022, ora 15:19

Rezoluta për Srebrenicën, PS e depoziton në Kuvend, Balla: Do ta votojmë më 7 korrik

Publikuar më: 30/6/2022, ora 15:19

Pak javë pasi refuzoi në parlament rezolutën e propozuar nga Partia Demokratike për gjenocidin serb në Srebrencië, Partia Socialiste ka depozituar vetë një rezolutë të tillë.

“Përmes diplomacisë parlamentare kemi ftuar përfaqësues zyrtarë të Bosnjë-Hercegovinës të jenë prezentë, seanca do të zhvillohet siç është planifikuar, për arsye që lidhet me festën e Bajramit të Vogël, në këtë solemniteteti që zhvillohet do të ketë rëndësi të veçantë”.

Dy rezolutat dallojnë pak nga njëra-tjetra. Drafti i demokratëve shprehimisht dënon gjenoncidin serb, ndërsa ai i socialistëve i referohet ligjit ndërkombëtar.

“Rezoluta e socialistëve konfirmon qëndrimin e Shqipërisë se mohimi i gjenocidit të kryer ndaj popullatës boshnjake në Srebrenicë nga forcat serbe të Bosnjës përbën shkelje të ligjit ndërkombëtar, nxit fenomenin e pandëshkueshmërisë ndaj krimeve të luftës, si dhe shkel mbi dinjitetin e më shumë se 8 mijë civilëve që u masakruan në Sreberenicë, të mbijetuarave dhe familjeve të tyre, por edhe ndaj rreth 10 mijë shqiptarëve të vrarë gjatë spastrimit etnik në Kosovë dhe 20 mijë grave të dhunuara nga regjimi serb i Slobodan Milosheviçit”.   

Në dallim nga demokratët, socialistët i bëjnë thirrje BE-së dhe NATO-s për të punuar me proceset e zgjerimit, si garanci për sigurinë e rajonit. PS-ja do të paraqesë një dokument edhe për Kosovën, ndërkohë që në Parlament gjendjen dy rezoluta të sjella nga dy grupimet e PD-së, ku kërkohet dënimi i gjenocidit serb në Kosovë.

“Do të vijojmë të ecim me një gjendje komplekse, do të kemi një dokument tjetër që lidhet me luftën në Kosovë që lidhet me luftën në Kosovë, për të sqaruar njëherë e përgjithmonë gjithçka që lidhet me luftën në Kosovë dhe për të ngritur lart vlerat e UÇK.

Balla shtoi se PS-ja ka mbështetur 11 rezoluta dhe deklarata që është përcaktuar dënimi i gjenocidit serb në Kosovë, ndryshe nga Sali Berisha, që sipas socialistit ka punuar kundër interesit kombëtar.