Roja i kopshtit zoologjik shpëton orangutangun nga mbytja

Publikuar më: 30/6/2022, ora 13:19
Untitled collage 3 1280x720

Roja i kopshtit zoologjik shpëton orangutangun nga mbytja

Publikuar më: 30/6/2022, ora 13:19

Roja i një kopshti zoologjik ka reaguar menjëherë dhe ka arritur të shpëtojë nga mbytja një orangutang, i cili ra në një kanal me ujë.

Video tregon orangutangun që bie në ujë e nis të tentojë të dalë, por pa ia arritur. Në moment, roja i kopshtit hidhet në ujë dhe arrin të nxjerrë kafshën që po fundosej.

Ngjarja ndodhi në Parkun “Safari Vinpearl” në ishullin vietnamez të Phu Quoc.