Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

“Skandal” në Gjermani, trajneri i Bayern-it lë gruan për gazetaren sportive

Nga A2 CNN
30 Qershor 2022, 15:16 | Futboll

Trajneri i Bayern Munchen, Julian Nagelsmann, është fotografuar në një jaht luksoz me të dashurën e tij të re vetëm pak javë pasi u nda nga bashkëshortja e tij, me të cilën kishte 15 vite i lidhur.

Mediat gjermane raportojnë se 34-vjeçari ka nisur të takohet me Lena Wurzenberger, 30-vjeçaren e cila është gazetare sportive në Bild dhe mbulonte pikërisht skuadrën e Bayern.

Në fillim të këtij muaji, Nagelsmann, u nda nga bashkëshortja e tij Verena, me të cilën u martua në vitin 2018.

Pas bërjes publike së kësaj lidhje, Bild njoftoi se Lena Wurzenberger nuk do të mbulojë më Bayern, ndërsa rasti është komentuar edhe si skandal në Gjermani.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani