SPAK dërgon për gjykim dosjen ndaj anëtares së KPK

Publikuar më: 30/6/2022, ora 13:19
etleda ciftja 1280x720

SPAK dërgon për gjykim dosjen ndaj anëtares së KPK

Publikuar më: 30/6/2022, ora 13:19

SPAK dërgon për gjykim dosjen ndaj Etleda Çiftes, anëtares së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, shkallës së parë të vetingut. Çiftja akuzohet për “falsifikim të dokumenteve” dhe “fshehje, deklarim të rremë të pasurisë”.

Pas dërgimit në gjykatë do të jetë gjyqtari paraprak që do të vlerësojë nëse dosja do të kalojë për gjykim, do të kthehet në SPAK për plotësim të hetimeve, apo do të pushohet.

Burime pranë Prokurorisë së Posaçme bënë me dije se ndaj Çiftes kanë qenë disa kallëzime. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ka mangësi në deklarimin e bërë prej saj në lidhje me pasuritë para se të bëhej pjesë e vetting-ut dhe për paraqitjen prej saj të një dokumenti të falsifikuar kur aplikoi për në KPK.

Çiftja është e treta në radhën e gjyqtarëve të vetting-ut që përballet me SPAK. Më herët, SPAK ngriti akuzë për ish-anëtarin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Luan Daci. Ai u gjykua për “falsifikim të dokumenteve”, vepër për të cilën u fajësua në tre shkallë të gjykimit, vendim që e çoi më pas edhe në shkarkim nga detyra.