Votohet për të pestën herë, sot vendoset fati i deputetit shqiptar në Serbi

Publikuar më: 30/6/2022, ora 14:37
Votohet per te pesten here sot vendoset fati i deputetit shqiptar ne Serbi 1280x720

Votohet për të pestën herë, sot vendoset fati i deputetit shqiptar në Serbi

Publikuar më: 30/6/2022, ora 14:37

Sot pritet të vendoset fati i deputetit të vetëm shqiptar të parlamentit të Serbisë. Për të pestën herë, banorët e Tërnocit të Madh në Bujanoc, janë thirrur në votime për të zgjedhur përfaqësuesin e zonës me shumicë shqiptare.

Kryetari i këshillit të votimit, Milovan Aleksiç, tha se vendvotimi numër 6 në shkollën “Muharem Kadriu” është hapur pak minuta pas orës 7 të mëngjesit dhe se procesi po vijon i qetë dhe pa probleme. Në vendvotimin 6-të të Tërnocit të Madh të drejtë vote kanë 1089 qytetarë.

Nga rezultatet e kësaj qendre varet nëse Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës do të fitojë një deputet në Kuvendin e Serbisë. Shaip Kamberit i duhen dhe 610 vota për të mundur rivalin nga Partia Socialiste e Serbisë, e kryeparlamentarit, Ivica Daçiç.