Aksident i rëndë në Kapshticë, ndërron jetë një 28-vjeçar

Publikuar më: 1/7/2022, ora 17:25
kalimash aksident 1280x720

Aksident i rëndë në Kapshticë, ndërron jetë një 28-vjeçar

Publikuar më: 1/7/2022, ora 17:25

Nj

Një aksident me një të vdekur dhe një të plagosur  në aksin rrugor Kapshticë- Bilisht. Ngjarja ka ndodhur në një kthesë të fortë pak metra larg Stacionit të Policisë Kufitare, kur drejtuesi i mjetit 31-vjeçari Arjan Shtika banues në fshatin Hoçisht të Devollit duke lëvizur me shpejtësi tej normave të lejuara ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë është përplasur në barrierat mbrojtëse të rrugës.

Përplasja ka qenë kaq e fortë sa mjeti ka kryer disa rrotullime në rrugë për të përfunduar në kanal.

Nga përplasja  drejtuesi i mjetit ka humbur jetën në çast ndërkohë që personi tjetër që udhëtonte me viktimën ka marrë plagë të shumta por jashtë rrezikut për jetën.

Burime policore thanë se në momentin e aksidentit aksi rrugor për shkak të reshjeve të shiut ka qenë me lagështirë dhe për shkak te shpejtësisë së madhe viktima e ka pasur të pamundur të mbajë nën kontroll automjetin Hyundai.

Në këtë vend duhet thënë se ka pasur edhe aksidente të tjera me pasojë vdekjen.