Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

“Ballkani i kërcënuar nga ndikimi rus e kinez”, Mediu: Duhet qasje rajonale për sigurinë e mbrojtjen

Nga A2 CNN
1 Korrik 2022, 21:19 | Politikë
“Ballkani i kërcënuar nga ndikimi rus e kinez”, Mediu:

Ballkani është më shumë i kërcënuar nga ndikimi rus dhe ndërhyrja e Kinës dhe për këtë shkak duhet të ketë një qasje rajonale sa i takon fushës së sigurisë. Në këtë përfundim ka arritur kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu, pas samitit të fundit të NATO-s në Madrid ku u adresuar një sërë çështjesh në aspektin e sigurisë dhe mbrojtës. Në Intervistën me Merita Haklajn në A2 CNN, Mediu theksoi rëndësinë e koordinimit të faktorit shqiptar rajon dhe bashkëpunimin politik, por edhe nevojën e ngritjes së një agjencie të sigurisë kombëtare.

“Ne duhet të shohim që problemet e sigurisë dhe kërcënimet ruse janë reale dhe për Shqipërinë. Duhet të kthehemi në vend që të kemi analizë të qartë të çështjeve të sigurisë, qasjen tonë ta sjellim në mënyrë rajonale dhe kjo na jepte avantazhe në diskutimet NATO-s. Ka një pikë të rëndësishme rajonale për shkak të ndikimit rus dhe ndërhyrjes së Kinës. I kemi të gjitha mundësitë për ta bërë këtë. Shqiptarët duhet të jenë krenarë që janë anëtarë të NATO-s. Të heqim dorë nga ideja që politika fillon me ne sa herë vijmë në pushtet. Bashkëpunimi politik është domosdoshmëri në kuadër të sigurisë. Shqipëria ka nevojë për agjenci të sigurisë kombëtare. Ka nevojë për institucion të organizuar që do të koordinonte veprimtaritë e të gjitha institucioneve që merren me sigurinë kombëtare. Është një politikë e koordinuar, çështja e sigurisë është mbi presidentin, kryeministrin e ekzekutivin”.

Mediu thekson se vendet e rajonit që janë në NATO kanë ngritur shqetësimin real për Serbinë për ndërhyrjen ruse edhe kineze që janë në dëm të NATO-s dhe SHBA-së. Dhe këtu ai sugjeron që Shqipëria të mbajë një qëndrim që të mos jetë në dëm të interesave kombëtare.

“Ka ardhur koha të vlerësojmë veten tonë, të njohim kufirin gjeopolitik dhe të kuptojmë se ka një aleancë të ravijëzuar me Rusinë e Kinën dhe penetrimi i tyre janë fakt në Ballkan për shkak të lodhjes me procesin e integrimit në BE dhe shkëputjes së vëmendjes së SHBA në rajon. Por ne kemi përcaktuar veten tonë në NATO dhe BE. Në kuadrin gjeopolitik dhe interesin kombëtar e rajonal në raport me këto vende. Çdo qëndrim që mbajmë të mos ushqejmë penetrimin e Kinës se do ishte në dëm të interesave kombëtare. Duhet të jemi më mendjehapur me këtë çështje. Raporti i Serbisë me Rusinë nuk është i dashamirësisë, por për shkak të interesave të shprehura qartë”.

Për deklaratën e Ramës në samitin e NATO-s Mediu shprehet se duhet të jetë më specifik duke u organizuar me vendet e tjera të rajonit për ta sjellë më afër anëtarësimin e Kosovës, pasi sipas tij e vetmja mënyrë për t’u dëgjuar është këndvështrimi rajonal.

“Kryeministri  para se të shkojë në samtin e NATO-s të ketë konsultime me vendet e rajonit që janë në NATO se këto kanë ngritur shqetësim real për Serbinë për ndërhyrjen ruse edhe kineze që janë në dëm të NATO-s dhe SHBA. Pavarësisht nga tendenca e marrëdhënieve të hapura me Serbinë si vend i NATO-s duhet të diskutojmë si anëtarë të NATO-s dhe si shqiptarë për efektet e marrëdhënieve tona. Faktori shqiptar të ketë një qëndrim e koordinim më të përcaktuar, të ketë një qëndrim të specifikuar. Ajo që thotë kryeministri se kërkova anëtarësimin e Kosovës të jetë më specifik sesi duhet vepruar si mund të organizohemi,  por ajo që duhet të bëjë  me vendet e rajonit për ta sjellë më rajonale e më të ndjeshme. E vetmja mënyrë për t’u bërë të dëgjueshëm është kur bëjmë të tjerët të flasin për ne, dhe e vetmja është në këndvështrimin rajonal”.

Për çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes Mediu apelon edhe për një konsultim me qeverinë e Kurtit  në Kosovë përtej ndasive personale.

“Ballkani e Moldavia janë interesa specifike të Rusisë dhe është e domosdoshme ta shohim me realizëm. Prandaj duhet ta shohim me realizëm, duhet konsultim me qeverinë e Kurtit pavarësisht ndasive personale përgjegjësia e tyre tejkalon interesin personal. Unë kam propozuar një rezolutë. Serbia është me përgatitur se në për luftë ka qëllimet e veta është e mirëadministruar më mirë në aspektin ekonomik. Duhet ta diskutojmë brenda shtëpisë së shqiptarëve”.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu