Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Koreja e Veriut ka një shpjegim për koronavirusin…erdhi nga alienët

Nga A2 CNN
1 Korrik 2022, 10:03 | Bota
Koreja e Veriut ka një shpjegim për koronavirusin…erdhi nga

Mediat shtetërore në Korenë e Veriut bëjnë me dije se pandemia e koronavirusit në vend nisi pasi qytetarët prekën “sende aliene” që ranë pranë kufirit me Korenë e Jugut.

Për këtë arsye, qytetarëve iu kërkua që të jenë vigjilentë dhe të mos iu afrohen sendeve që lëshohen përmes kufirit nga jugu.

Për vite të tëra, aktivistët nga Koreja e Jugut kanë lëshuar balona përmes kufirit me të cilat dërgojnë broshura dhe ndihma mjekësore. Fqinjët jugorë e mohojnë diçka të tillë që koronavirusi është shpërndarë në këtë mënyrë.

Sipas agjencisë së lajmeve, nga një hetim u arrit në konkluzionin se dy persona që u infektuan me koronavirus në muajin prill kishin prekur material të paidentifikuara pranë kufirit me Korenë e Jugut.

Që nga ajo ditë, raporton media koreano-veriore, virusi u përhap me shpejtësi në të gjithë vendin.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani