Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Përforcohet Tirana, Besir Iseni vishet bardheblu

Nga A2 CNN
1 Korrik 2022, 12:59 | Futboll
Përforcohet Tirana, Besir Iseni vishet bardheblu

Besir Iseni është zyrtarisht futbollisti më i ri i Tiranës. Lajmin e ka bërë publike vetë klubi me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku prezantoi 22-vjeçarin të veshur me fanellën bardheblu.

Qendërmbrojtësi ka firmosur një kontratë 3 vjeçare dhe është vënë menjëherë në dispozicion të teknikut Orges Shehi.  Ai pritet që të zë vendin e lënë bosh nga kapiteni Erjon Hoxhallari, i cili e mbylli me Tiranën në fund të sezonit.

Në të kaluarën e tij Iseni ka luajtur tek kampionati maqedonas me skuadrat e Vëllazërimit dhe se fundmi me Strugën. Sezonin e kaluar u aktivizua në 18 ndeshje dhe shënoi 1 gol. 

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli