Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Qeveria publikon “planin Macron”, Kovaçevski e mbështet: Shqetësimet tona u adresuan!

Nga A2 CNN
1 Korrik 2022, 16:56 | Ballkani
Qeveria publikon “planin Macron”, Kovaçevski e mbështet:

Qeveria e Maqedonisë së Veriut publikoi variantin e saj të propozimit francez për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me Bullgarinë.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, e shqyrtoi atë bashkë me partnerët e koalicionit dhe konfirmoi se shqetësimet e shprehura nga ai janë adresuar.

Kreu i qeverisë së Shkupit bëri të ditur se hapat e radhës janë diskutimi I planit Macron me presidentin, parlamentin, opozitën dhe shoqërinë civile.

Kovaçevski tha se në propozimin europian është pranuar dhe përcaktuar qartë gjuha maqedonase dhe se protokolli nuk do të jetë pjesë e kornizës negociuese.

https://a2news.com/2022/07/01/tym-i-bardhe-nga-brukseli-von-der-leyen-gati-te-nisim-negociatat-me-rmv-dhe-shqiperine/

“Kemi mbrojtur interesat kombëtare dhe identitetin maqedonas”, u shpreh ai në një konferencë për shtyp. Sakaq, ministri i jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, tha se sapo propozimi francez të miratohet nga qeveria do të organizohet dhe konferenca e parë ndërqeveritare me Bashkimin Europian, por një datë të saktë nuk dha.

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, tha se sapo propozimi francez të miratohet nga qeveria do të organizohet dhe konferenca e parë ndërqeveritare me Bashkimin Europian, por një datë të saktë nuk dha.

https://a2news.com/2022/07/01/hapet-rruga-per-nisjen-e-negociatave-maqedonia-e-veriut-pranon-propozimin-e-ri-francez/

Opozita e VMRO-DPMNE u shpreh kundër platformës Macron duke pretenduar se përmban të gjitha kërkesat bullgare dhe e detyron Shkupin të veprojë nën diktatin e shtetit fqinj. Lideri Hristijan Mickocki, thirri qytetarët në protesta pasi sipas tij, propozimi francez i jep mundësinë Sofjes që të mos lejojë hapjen e kapitujve të parë deri sa Maqedonia e Veriut të ndryshojë kushtetutën dhe librat e historisë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani