Anija ndahet në dysh, një pjesë e ekuipazhit shpëtohet me helikopter

Publikuar më: 2/7/2022, ora 13:30

Anija ndahet në dysh, një pjesë e ekuipazhit shpëtohet me helikopter

Publikuar më: 2/7/2022, ora 13:30

Një anije e përdorur për qëllime industriale e cila kishte 30 persona në bord, është ndarë në mes nga një stuhi e fuqishme në Hong Kong. Në një video të publikuar nga autoritetet vendase, duket momenti dramatik ku shpëtohen tre anëtarë, ndërkohë që fati i pjesës tjetër të ekuipazhit është ende mister. Stuhia tropikale, e cila është bërë shkak për këtë ngjarje të rëndë, pushtoi Hong Kongun ditën e sotme, duke shkaktuar dëme në të gjithë vendin.