Shtetasi nga Kosova arrestohet në Gjirokastër, transportonte emigrantë të paligjshëm

Publikuar më: 2/7/2022, ora 11:23
Screenshot 2 1280x611

Shtetasi nga Kosova arrestohet në Gjirokastër, transportonte emigrantë të paligjshëm

Publikuar më: 2/7/2022, ora 11:23

Një shtetas i Kosovës është arrestuar sot  në aksin rrugor Këlcyrë-Ura e Leklit,  pranë fsahtit Kodër, pasi sipas forcave të policisë 35-vjeçari me inicialet S.B. u kap në flagrancë duke transportuar 6 emigrantë të paligjshëm në automjetin e tij.  

Emigrantët vinin nga vendet MENA, që përfshijnë vende me konflikte ende  të forta si Iraku dhe Siria, dhe si objektiv kanë transitin në Shqipëri dhe Kosovë deri në kufijtë e Bashkimit Europian, duke filluar nga Kroacia.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti, 1 aparat celular dhe një shumë parash.