Vrasja e Xhuvanit, Gjykata lë në fuqi masën për efektivët e forcave “Shqiponja”

Publikuar më: 2/7/2022, ora 10:58
policia 1148x720

Vrasja e Xhuvanit, Gjykata lë në fuqi masën për efektivët e forcave “Shqiponja”

Publikuar më: 2/7/2022, ora 10:58

Përfundoi seanca me dyer të mbyllura për 6 efektivët “Shqiponja” në Elbasan, mbi të cilët rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës.

Policët u paraqiten pa avokat. Mësohet që avokatët i kanë paraqitur me shkrim motivacionet e mbrojtjes, nga momenti që nuk mund të ishin aty fizikisht për shkak të bojkotit të kategorisë kundër hartës së re gjyqësore.

Gjykata la ne fuqi të njëjtën masë sigurie, “pezullim nga detyra apo ushtrim i çdo funksioni publik”.

Më 21 prillin e vitit të kaluar, pak ditë para zgjedhjeve, gjashtë efektivët kanë qenë të pranishëm në vendngjarjen e vrasjes së Pjerin Xhuvanit, ish-kryetar i LSI-së në Elbasan, ish-zyrtar dhe së fundmi simpatizant aktiv i Partisë Socialiste në degën e Elbasanit.

Me kërkesë të Prokurorisë së Elbasanit, Gjykata e po këtij rrethi ka vendosur masën e sigurisë arrest shtëpie për dy zëvendësdrejtorët e Policisë së qarkut të Elbasanit Albert Nushi dhe Nikollaq Palla për shpërdorim detyre, ka vendosur masën e pezullimit nga detyra edhe të gjashtë efektivëve të forcës së posaçme “Shqiponja”.