Harta gjyqësore, boshllëku në sistem detyron KLGJ të “shëtitë” gjyqtarët

Publikuar më: 3/7/2022, ora 15:06

Harta gjyqësore, boshllëku në sistem detyron KLGJ të “shëtitë” gjyqtarët

Publikuar më: 3/7/2022, ora 15:06

Një nga qëllimet e hartës së re gjyqësore të miratuar nga KLGJ dhe që po kundërshtohet me forcë nga avokatët përmes një bojkoti pa afat, sipas hartuesve të saj, është ulja e numrit të delegimeve të gjyqtarëve.

Delegimi dhe caktimi i gjyqtarëve në trupa gjykuese në procese në gjykata të ndryshme nga ajo ku ushtrojnë detyrën është kompetencë e KLGJ, si qeveri e gjyqësorit. Në 4 vitet e fundit, më kushtet e boshllëkut të krijuar nga shkarkimet e vetingut, kjo praktikë është përdorur si kamerdare shpëtimi përqindja procese gjyqësore, të cilat janë shqyrtuar me gjyqtarë borxh.

Situata ka bërë që në çdo mbledhje të KLGj, një nga pikate rendit të ditës të jetë caktimi i gjyqtarëve në gjykime të gjykatave të tjera. Vetëm në mbledhjen e datës 10 qershor, janë caktuar gjyqtarë për 22 procese, ndërsa nga fillimi i këtij viti, kjo ka ndodhur për më shumë se 300 gjykime.

Referuar të dhënave zyrtare nga KLGJ gjatë vitit të kaluar totali i kërkesave të bëra në Këshill për pamundësi krijimesh trupa gjyqësore ka qenë 744, ku më shumë se gjysma ishte nga gjykatat e Apelit në vend. Harta e re gjyqësore shkrin 18 gjykata në vend, duke reduktuar në një 13 gjykata te Shkallës së Parë, 1 gjykatë të vetme Apelit dhe2 gjykata Administrative të Shkallës së Parë.