
Aksident me motor në Lushnjë, ndërron jetë drejtuesi
Një person ka humbur jetën këtë të hënë në Lushnjë, pasi është aksidentuar me motorin e tij.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:40, në fshatin Zhym, ku shtetasi Th. Ç., 67 vjeç, banues në Krutje, duke drejtuar motomjetin tip “Lifan”, ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të daljes nga rruga.