Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Kosova ndëshkon Rusinë, vendos sanksione të reja

Nga A2 CNN
4 Korrik 2022, 18:26 | Bota
Kosova ndëshkon Rusinë, vendos sanksione të reja

Qeveria e Kosovës vendosi sanksione të reja ndaj Rusisë për të dënuar luftën e nisur në Ukrainën. Ministrja e jashtme, Donika Gërvalla, njoftoi se masat kufizuese prekin disa sektorë të tregtisë si ajo për hekurin, çelikun dhe mallrat e luksit.

“Këto sanksione përfshijnë: masa kufizuese të eksportit në lidhje me mallrat dhe teknologjinë me përdorim të dyfishtë, si dhe mallrat dhe teknologjinë që mund të kontribuojnë në përmirësimin teknologjik të sektorit të mbrojtjes dhe sigurisë së Rusisë. Masa kufizuese që ndalojnë investimet e reja në sektorin energjetik rus.

Si dhe një kufizim gjithëpërfshirës i eksportit në pajisjet, teknologjinë dhe shërbimet për industrinë e energjisë në rusi, në përjashtim të industrisë bërthamore dhe sektorin në rrjedhën e poshtme të transportit të energjisë. Masa kufizuese që ndalojnë të gjitha transaksionet me disa kompani shtetërore, të cilat tashmë janë objekt i kufizimeve të rifinancimit dhe së fundi masa kufizuese që ndalon ofrimin e shërbimeve të vlerësimit të kredisë”, tha Donika Gërvalla, ministre e Jashtme e Kosovës.

A2 CNN Livestream

Dita jonë