Rutte mbështet “Ballkanin e Hapur”: Përshpejton anëtarësimin dhe ul tensionet në rajon

Publikuar më: 4/7/2022, ora 19:28
4 KORRIK EDI RAMA frame 6178 1280x720

Rutte mbështet “Ballkanin e Hapur”: Përshpejton anëtarësimin dhe ul tensionet në rajon

Publikuar më: 4/7/2022, ora 19:28

Kryeministri holandez, Mark Rutte foli gjatë konferencës për shtyp me homologun shqiptar Edi Rama dhe për çështjen e nismës së Ballkanit të Hapur.

Kreu i qeverisë holandeze u shpreh se është pro çdo iniciative që përshpejton integrimin e Ballkanit dhe që mban në kontroll tensionet mes vendeve të këtij rajoni.

“Gjithçka që mund të bëhet, dhe Rama është një ndër udhëheqësit më me përvojë në raport, dhe për shkak të brishtësisë së marrëdhënieve të rajonit, nën udhëheqjen e tij fakti që kjo nismë ka ecur përpara është pozitive, do e rekomandoja që shumë vende të diskutojnë çështjet e interesit të përbashkët, për të ecur në një strukturë të përbashkët ekonomike dhe kjo përshpejton edhe anëtarësimit dhe që tensionet të mos bëhen të papërballueshme”, tha Rutte.