Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Ultrasit e maskuar tmerrojnë trajnerin spanjoll, e largojnë nga salla ku do të prezantohej

Nga A2 CNN
4 Korrik 2022, 22:45 | Futboll

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në futbollin slloven. Trajneri spanjoll Albert Riera është larguar nga prezantimi si drejtues i skuadrës Olimpija Ljubljana nga ultrasit e ekipit.

Ultrasit e skuadrës u futën të maskuar në sallën e konferencës dhe e detyruan spanjollin të largohej. Në këtë rast, ata nuk kishin asnjë problem me Riera-n, por ishin kundër shkarkimit të Robert Prosineckit.

Megjithatë, vendimi i skuadrës duket i pakthyeshëm dhe Riera do të jetë për herë të parë trajner i një skuadre pasi më herët ka qenë ndihmës i Fatih Terimit dhe Domènec Torrent te Galatasaray.

A2 CNN Livestream

Dita jonë